Shqiptarët dinë ta fitojnë “lekun” në shumë mënyra. Për këtë, dinë të jenë nganjëherë edhe kreativë.
“Nxajna ren ne vendkalimin Merdare” është një shpallje e sponzorizuar në Facebook e cila ofron një shërbim të rrallë.
Disa persona janë të gjendje të presin në radhë për të tjerët në rast se marrin parat e kërkuara.
Për këtë shërbim, ata thonë se janë në disponim 24 orë në ditë e 7 ditë në javë.
Kjo praktikë ka ndodhur edhe në të kaluarën, por që tash rezervimi mund të bëhet direkt në Facebook.
Çmimi zakonisht për këtë shërbim bëhet me marrëveshje.
Duke patur parasysh kolonat e gjata dhe numrin e madh të mërgimtarëve, grupit nuk është që po i ecë puna keq në këtë biznes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.