×
  • Lajme
  • Lajme

    Identifikohen dy të dyshuarit që qëlluan më armë zjarri këshilltarin e Limajt

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 19:07

    Dy persona janë identifikuar si të dyshuar për plagosjen e Luan Malokut, këshilltarit të Fatmir Limajt, që ndodhi para dy orëve në Prishtinë.


    Ngjarja ka ndodhur në Veternik, rreth orës 17:00. Policia ka konfirmuar rastin për Gazetën Online “Reporteri.net”.

    “Rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë për një person të plagosur me arme zjarri në Veternik – Prishtinë. Njësit Policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, thotë Policia.

    Tutje, sipas PK-së, i plagosur menjëherë është transportuar në drejtim të QKUK-së, dhe gjendja shëndetësore, sipas stafit mjekësor, është stabile, jashtë rrezikut për jetë.

    “Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive lidhur ke rastin, përderisa janë edhe në kërkim të të dyshuarit/ve, të cilët janë identifikuar nga ana e Policisë”, tha Policia për Reporteri.net.

    Mediat lokale raportojnë se personat e dyshuar lidhur me plagosjen e Malokut janë Orhan Agushi dhe Uran Agushi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!