Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se janë gjetur eshtrat e Nuredin Dvorani, i cili ishte zhdukur dhunshëm nga lufta e fundit.
Siç thuhet në njoftim, Nuredin Dvorani ishte në moshën 17 vjeçare kur ishte zhdukur dhunshëm nga forcat serbe më 30 prill 1999, shkruan Reporteri.net.
“Nuredin Dvorani, i zhdukur dhunshëm nga lufta e fundit, është identifikuar dhe do të rivarroset sot më 21 janar 2022, ora 14:00 në fshatin Tërstenik, Komuna e Drenasit. Nuredin Dvorani ishte në moshën 17 vjeçare kur ishte zhdukur dhunshëm nga forcat serbe më 30 prill 1999. Eshtrat e Nuredin Dvoranit janë gjetur dhe zhvarrosur nga lokacioni i varrezës masive në Qirez, Komuna e Skenderajt dhe tanimë janë identifikuar përmes analizës së ADN-së.
Ndërsa sot me kërkesë të familjes do të rivarroset në fshatin Tërstenik, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore, shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur dhe institucionet komunale”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.