Kuvendi Komunal i Gjakovës, ka njoftuar se është zhvilluar ceremonia e varrimit të Vegim Kasim Qerkezi, djali që u rrëmbye nga forcat serbe në mars të vitit 1999.
Në njoftim bëhet e ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet me fillim prej orës 13:00.
Aty po ashtu potencohet se për shkak të situatës me pandeminë, të gjithë pjesëmarrësit në këtë ceremoni janë të obliguar të mbajnë maska mbrojtëse, shkruan Reporteri.
Njoftimi i plotë:
Ditë më parë është identifikuar bashkëqytetari ynë Vegim Kasim Qerkezi, i rrëmbyer nga forcat serbe gjatë muajit mars të vitit 1999.
Në nderim të tij, komuna e Gjakovës bashkë me Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur organizojnë ceremoninë e rivarrimit të martirit Vegim Kasim Qerkezi.
Ceremonia mbahet nesër, e premte me fillim prej orës 13:00 dhe zhvillohet sipas kësaj agjende:
– Homazhe në Varrezat e Martirëve në Çabrat të Gjakovës
– Akademi për Vegim Kasim Qerkezin e cila poashtu mbahet në Çabrat dhe
-Ceremonia e rivarrimit të martirit.
VËREJTJE:
Për shkak të situatës në të cilën ndodhemi, të gjithë pjesmarrët në këtë ceremoni janë të obliguar të mbajnë maska mbrojtëse.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.