×
  • Lajme
  • Lajme

    Identifikohet personi që u gjet i vdekur në Liqenin e Radoniqit

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 20:20

    Është identifikuar personi i cili sot është gjetur i vdekur në Liqenin e Radoniqit, shkruan Reporteri.net.


    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj ka thënë për Reporteri.net se Policia e ka identifikuar viktimën.

    “Është identifikuar personi i cili është gjetur i vdekur sot në Liqenin e Radoniqit. Ai është M.P i lindur në vitin 1953”, ka thënë Gjurkaj.

    Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    “Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion ndërsa janë ftuar edhe njësitet emergjente dhe ato të mjekësisë ligjore për tërheqjen e trupit të pajetë”, kanë deklaruar nga Policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!