Dy fqinj janë përplasur pothuaj edhe fizikisht në transmetim live, e ku shkak i kësaj përplasje u bë një pronë ku njëri prej tyre po pretendon që i është bllokuar hyrja për në shtëpinë e tij.
“Grahi kerrit, grahi kerrit, se me mu ki me u nda keq o idiot…”, thuhet mes tjerash në këtë përplasje të ndodhur gjatë një raportimi të Kanal10.
Njëri prej tyre që është edhe mërgimtar ka paralajmëruar se do të marr masa më të dhunshme për zgjidhjen e këtij rasti.
“Nuk ka biznes me tokë të Komunës, unë kam me i hjek këto barriera me kamion, unë këto i kam trojet, këtu e kam shtëpinë. Që 6-7 vjet unë nuk kam qasje në këtë rrugë, niher e kanë mbush me dhe, por këta e kanë vendos mos me m’lanë mu me jetu”, është shprehur mërgimtari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.