×
  • Lajme
  • Lajme

    IHK parashikon motin për vikend, nesër zbardhet Kosova nga bora

    Reporteri
    19 Janar 2024 | 15:28

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.

    Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

    Ndërsa të dielën parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit./Repoteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!