×
  • Lajme
  • Lajme / Destabilizim i motit

    IHMK: Sot priten stuhi e rrufe, shmangni punët ose shëtitjet në natyrë

    Reporteri
    02 Korrik 2024 | 9:17

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë thirrje të shmangen shëtitjet ose punët në natyrë dhe kaosi në komunikacion pasi sipas njoftimit të IHMK-së,  gjatë ditës së sotme pritet të ketë stuhi dhe rrufe.

    IHMK-ja i ka ftuar për kujdes barinjtë që i ruajnë delet në viset e larta pasi tha se rrufeja i godet në tufë.

    “Ashtu siç ju kemi informuar në parashikimin javor se dita e martë do të ketë reshje, po ju kujtojmë sërish se sot gjatë ditës parashihen ndryshime të mëdha në troposferë. Vranësira konvektive të fuqishme do të përfshijnë territorin tonë, duke krijuar vështirësi .

    “Këshillohet që gjatë këtyre kushteve të rënda meteorologjike të mos krijojmë kaos, sidomos në komunikacion, të ju shmangim shëtitjeve ose punëve të natyrës së ndryshme në pyje, sepse ky mot parashihet të shoqërohet me stuhi, rrufe e në vende të kufizuara do të ketë kushte edhe për reshje, breshëri dhe erëra të fuqishme.

    Kujdes të kenë barinjtë të cilët i ruajnë delet në vise të larta sepse rrufeja i godet në tufë, për shkak të disa faktorëve specifikë, përçueshmërisë së lartë dhe afërsisë së tyre, sepse kur rrufeja godet tokën e gjithë ajo energji përhapet nëpër tokë në një perimetër të gjerë”, thuhet në komunikatën e IHMK-së.

    Stuhi të forta kanë përfshirë dje edhe vendet e rajonit duke shkaktuar edhe dëme materiale, kryesisht në Kroaci e Serbi. /Reporteri.net/

    Stuhitë e forta përfshijnë Ballkanin, kaos në disa pjesë të Kroacisë e Serbisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!