E akuzuara për shtytje në terrorizëm Ikballe Berisha-Huduti gjatë dhënies së mbrojtjes së saj, të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka thënë se postimet e saj në rrjetin social “Facebook” nuk kanë pasur qëllime për shtytje në terrorizëm.
Berisha-Huduti duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtëses së saj, avokates Kosovare Klemendi, ka deklaruar se teksti i postuar nga ajo në rrjetin social “Facebook”, nuk është mesazh, as opinion, as thirrje për ndonjë veprim, as nxitje për kryerjen e veprave terroriste, por sipas saj, thjesht është një përkthim dhe përshkrim gazetaresk, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Tutje, ajo ka thënë se me profesion është letrare dhe psikologe, ndërsa sipas saj, puna që e bën kryesisht shtrihet në fushën e bamirësisë dhe kulturës, si dhe ka shtuar se nga vitit 2000, është themeluese e disa organizatave jo qeveritare, e momentalisht është drejtoresh në Institutin Kërkimor Ndërkombëtar “Naim Frashëri”.
Ajo ka thënë se, për shkak të këtij rasti tani është e pa punë dhe është në një gjendje shumë të ultë ekonomike, dhe me një autoritet të abuzuar.
Kurse, lidhur më postimin e saj në rrjetin social “Facebook”, si në diapozitiv të aktakuzës, ka pohuar se e ka shkruar atë tekst dhe e ka përkthyer, duke qenë e ndikuar nga lajmet e CNN, BBC dhe Al Jazeera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.