Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se kur qytetarët e humbin besimin në institucionet e drejtësisë do të kërkojnë rrugë të ikin nga Kosova.
Haxhiu tha se po punon që të bëhet reforma në sistemin e drejtësisë.
Ajo theksoi se qytetarët është dashur ndoshta të presin edhe 20 vjet për të ju njohur e drejta e pronës.
“Unë mendoj që nuk ishte dashur që diskutimet me i bë në këso lloj. Unë jam ministre e Drejtësisë dhe unë po punoj për reformat në sistemin e drejtësisë sepse konsideroj që kemi shumë probleme në sistemin e drejtësisë. Kur qytetarët e humbin besimin në këto institucione ata do ta gjejnë rrugën të ikin nga vendi”, tha Haxhiu në Klan Kosova.
“Nëse ne detyrohemi të presim me vite për një lëndë. Jo ndoshta penale, sepse kodi penal mund t’i mos prek të gjithë qytetarët, por në çështje civile. P.sh nëse ti duhet të presësh 20 vite për t’u njohur e drejta e pronës dhe ende nuk e ke një vendim gjyqësor”, theksoi ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.