M.P. 29 vjeçar nga Podujeva, i burgosur në burgun e Prokupljes në Serbi u ka ikur sot gardianëve gjatë daljes nga spitali i Nishit, ku ishte dërguar për kontroll pas intervenimit kirurgjik të cilit i ishte nënshtruar vitin e kaluar.
”Pas operacionit, i burgosuri ka qenë në më shumë se 20 vizita kontrolluese. Sot, në orën 09:55 në mëngjes, ishte nën përcjelljen e dy pjesëtarëve të sigurimit të burgut të Prokupljes dhe duart i kishte të prangosura. Komandantët e policisë ishin duke e mbajtur për dore mirëpo në momentin kur njëri prej tyre e kishte hapur derën e automjetit policor, M.P. e kishte shtyer komandantin tjetër policor dhe kishte filluar të vraponte përmes bulevardit në drejtim të një lagje të banuar”, shkruan klankosova.
M.P. është burgosur për shkak të një vjedhjeje të rëndë. Është e çuditshme se atij Gjykata ia ishte lejuar të telefononte nga burgu, gjë të cilën supozohet se ai e kishte shfrytëzuar për ta organizuar ikjen spektakolare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.