×
  • Lajme
  • Lajme

    Ikona e rokut, Migjen Kelmendi, i bashkohet Kadri Veselit në PDK

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 17:35

    Publicisti Migjen Kelmendi, një prej ikonave të Prishtinës, i është bashkuar ekipit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës dhe vizionit të kandidatit për kryeministër të ardhshëm, Kadri Veseli.


    Lideri i rock bendit “Gjurmët” gjatë ceremonisë së bashkimit të tij me PDK-në është pritur me entuziazëm nga qindra të rinj të PDK-së në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, të cilët i dëshiruan mirëseardhje.

    Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, nëpërmjet faqes së tij në Facebook, e ka cilësuar Migjen Kelmendin si një prej ikonave të Prishtinës dhe një prej djemve më të mirë të saj.

    “Të gjitha rrugët çojnë në PDK. ?
    Migjen Kelmendi ka lënë shenjat e tij në historinë e Kosovës, me art, me publicistikë, me angazhim intelektual në luftë dhe në paqe. Gjurmët e tij tani do t’i shohim edhe në ndërtimin e së ardhmes së shtetit tonë. PDK është e nderuar që ekipit të saj të ri prej sot i është bashkuar një prej ikonave të Prishtinës, një prej djemëve më të mirë të saj. Mirë se erdhe, Migjen!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!