×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHPK me fushatë kundër diskriminimit të personave të prekur me coronavirus: Dashni e kujdes

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 11:25

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka lansuar një fushatë kundër diskriminimit të personave të infektuar dhe të shëruar nga virusi corona.


    Për këtë fushatë u realizua një video vetëdijësuese e cila u publikua në faqen zyrtare të Institutit në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Në fushatën e cila u publikua me mbishkrimin “dashni e kujdes”, thuhet se diskriminimi i personave të infektuar me coronavirus, mund të ndikojë që qytetarët të mos kërkojnë shërbime mjekësore.

    Si pasojë e kësaj, ata do ta mbajnë të fshehur infektimin e tyre dhe do të shpërfillin rregullat të cilat parandalojnë përhapjen e virusit.

    Kjo është video e fushatës:

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!