Një person në Suharekë është kontaktuar nga IKSHPK’ja për ta lajmëruar që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, megjithëse i njëjti thotë se nuk ka bërë test.
Nazi Shala tregon se gjatë së premtes ka marrë udhëzim për ta bërë testin, pasi disa të afërm të tij kanë dalë pozitiv, por që nuk është testuar.
Madje, Shala thotë se IKSHPK’ja e ka telefonuar dy herë duke i kërkuar që të izolohet.
Klan Kosova kontaktoi me zyrtarin që i ka dhënë këtë informacion, mirëpo ai u përgjigj se e gjithë kjo ka qenë një ngatërresë mes listës së pritjes me atë të testuarve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.