×
  • Lajme
  • Lajme

    IKShPK përsëri ka një apel për qytetarët: Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë

    Reporteri
    08 Gusht 2021 | 10:27

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përsëri u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin vaksinën kundër koronavirusit.

    Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, IKShPK shkruan se vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

    IKShPK thotë se “me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.”

    “Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit”, shkruan IKShPK në Facebook.

    Njoftimi i plotë:

    Qytetarë të dashur!

    Për hir të shëndetit tuaj!

    Ju lutemi!

    Vaksinohuni! ?

    Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!

    Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!

    Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!

    Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

    Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj!

    Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

    Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.

    Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e  Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.

    Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe.

    Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.

    Qytetarë të dashur!

    Vaksinohuni! ?

    Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVIiD-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!