×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHPK thirrje qytetarëve pas rasteve të reja me covid-19: Mbani distancën fizike dhe maskat

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 23:09

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë distancën fizike dhe të mos dalin ma maska.


    Kjo vjen pas shtimit të numrit të të infektuarve sonte, krahasuar me ditët e kaluara. 8 raste të reja u shënuan sonte me covid-19.

    IKSHPK shpjegon se koronavirusi ende nuk është eliminuar dhe mund të përhapet.

    Njoftimi i plotë i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës:

    Të nderuar qytetarë!

    Sonte detektuam 8 raste pozitive në tërë vendin e 3 prej tyre në Prishtinë!

    870 raste deri sot me 653 të shëruar!

    Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!

    Virusi akoma gjendet në mesin tonë.

    Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

    Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.

    Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike.

    Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!

    Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

    Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!

    Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

    Ju faleminderit për mirëkuptim!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!