×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHPK thirrje qytetarëve: Vaksinohuni tash që të mos merren masa rigoroze në vjeshtë

    Reporteri
    06 Gusht 2021 | 11:43

    Më shumë se dy muaj kanë kaluar nga fillimi i vaksinimit të qytetarëve të Kosovës.


    Tash kur Kosova po rrezikohet nga varianti i ri i virusit Delta, Instituti Kombëtar i Shëndetësis Publike të Kosovës, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të kalohet më lehtë lehtë vala e re.

    “Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse po frikësohen nga efektet anësore të cilat më tani kanë qenë minimale në Kosovë”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

    IKSHPK ka bërë thirrje që vaksinimi të ndodhë tash që të mos merren masa më rigoroze në vjeshtë.

    Deri më sot në Kosovë janë vaksinuar 164.290 qytetarë me dozën e dytë të vaksinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!