Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes disa fotove të publikuara në rrjetin social Facebook ka treguar se kush do të vaksinohet në fazën e parë me vaksinën kundër COVID-19.
Sipas IKSHPK-së të parët do të vaksinohen punëtorët shëndetësorë, personat e moshuar mbi 80 vjeç dhe të moshuarit dhe qytetarët me sëmundje kronike.
Nga IKSHPK është thënë se edhe pas infektimit qytetarët mund ta marrin virusin, të jenë bartës dhe ta transmetojnë atë tek të tjerët, kështu që masat parandaluese janë akoma shumë të rëndësishme.
Nga ky institut është thënë tutje se gjurmimi i kontakteve është i rëndësishëm për identifikimin e rasteve të reja për ta ndërprerë bartjen e mëtutjeshme të infeksionit.
“Mënyra më e sigurt për të arritur këtë është vaksinimi. Vaksinimi është mënyra më e mirë, më e lirë dhe më efikase për parandalimin e sëmundjeve infektive”, thuhet në një nga fotot e publikuara nga IKSHPK.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.