×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHPK u bën apel qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid-19

    Reporteri
    13 Gusht 2021 | 17:02

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës u ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen kundër virusit Covid-19.


    IKSHPK theksoi se duke u vaksinuar kundër Covid-19, shpëtohet jeta të qytetarëve.

    Më tutje IKSHPK ka sigurua se asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.

    Apeli i plotë:

    Qytetarë të dashur!

    Rastet pozitive me SARS CoV-2 janë rritur në mënyrë rapide javën e fundit! Pos masave tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, e keni dispozicion metodën më të mirë, më të lirë dhe më efikase në luftë kundër COVID-19: VAKSINIMI!

    Për hir të shëndetit tuaj!

    Ju lutemi!

    ➡️ Vaksinohuni! ?

    ➡️ Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!

    ➡️ Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!

    ➡️ Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!

    ➡️ Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

    ➡️ Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj!

    ➡️ Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

    ➡️ Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.

    ➡️ Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.

    ➡️ Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe.

    ➡️ Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.

    Qytetarë të dashur!

    ➡️ Vaksinohuni! ?

    ➡️ Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!