Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka arrestuar dy persona, zyrtarë të Shërbimit Korrektues, lidhur me arratisjen e një të paraburgosuri nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Rasti ka ndodhur me datën 24.05.2019 rreth orës 04:00, në Qendrën Klinike Universitare – Reparti i Ortopedisë, ku po trajtohej një person i dyshuar: A.K. mashkull, 23 vjeçar, Shtetas i Republikës së Kosovës, për Veprën Penale, “Vrasje e mbetur në tentativë”.
I dyshuari ka qenë nën masën e paraburgimit dhe për sigurinë e tij ishin përgjegjës zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Bazuar në rrethanat, në të cilat ka ndodhë rasti , nga policia janë arrestuar dy persona: F.Sh. mashkull, 53 vjeçar Shtetas i Republikës se Kosovës dhe R. Z. mashkull, 42 vjeçar Shtetas i Republikës se Kosovës, të cilët pas intervistimit, me Urdhër të Prokurorit, janë ndaluar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes, nën dyshimit se kanë kryer veprën Penale: Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria sanksionuar nga neni 398 i KPK-së. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.