Një ditë pasi Komisioni parlamentar për media inicioi shkarkimin e bordit të RTK-së, Ilir Bytyçi, anëtar i bordit të drejtorëve ka dhënë dorëheqje nga pozita që mbanë nga viti 2020.
ATV ka siguruar letrën e dorëheqjes që Bytyci ia ka dërguar kryetarit të Bordit Sali Bashotës.
“Meqei sot, unë nuk jam i gatshëm të barazohem me personat që me veprimet e veta mund t’i kenë kontribuar përkeqësimit te gjendjes në mediumin publik, distancohem publikisht nga cdo veprim i kundërligjshm apo shkelje eventuale të kodit etik e profesional, si dhe të vlerave njerëzore, pavarësisht se kush mund t’i ketë bërë ato”, thuhet në letrën e Bytyçit.
Ai ka bërë të ditur se në cilësinë e anëtarit të Bordit për nëntë muaj ka inicuar kërkesën që RTK ti nënshtrohet një auditimi për vlerësimin e përformancës dhe gjendjes financiare nga Zyra Kombëtare e Auditimit, kërkesë kjo që sipas tij me 22 Prill u pasua me vendim për deklaratën publike nga bordi për auditimin e RTK-së.
“Në shenjë pakënaqësie dhe pamundësie për të bërë ndryshime në Bord dhe Menaxhment si dhe me gjithë situatën e krijuar në RTK, unë jap dorëheqje për arsye morale dhe profesionale nga Bordi RTK-së”, përfundon letra e Bytyçit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.