Ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ditë më parë deklaroi se ideja e tij për kufijtë ka vdekur, ashtu nuk mendon deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda.
Sipas tij kjo ide edhe pse nuk është në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, ajo nuk ka vdekur ende.
“Pozicioni gjerman konfirmon se nuk vjen në konsiderim korrigjimi i kufijve. Por unë mendoj që ende ka lobim të fortë në perëndim, nga njerëz të paguar, që të ketë korrigjim të kufijve”, tha Deda në televizionin publik.
Sipas tij derisa presidenti Hashim Thaçi të udhëheqë dialogun me Serbinë, kjo temë s’mund të jetë e vdekur.
“Tema e korrigjimit të kufijve nuk është në tryezë, por nuk është e vdekur. Kjo temë do të jetë e gjallë derisa Thaçi të jetë aktor në dialog”, ka thënë Deda.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.