×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Ilir Meta në arrest, dikush shkruan nga Facebook-u i tij: U rrëmbeva sot

    Reporteri
    21 Tetor 2024 | 21:15

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është arrestuar ditën e sotme pas një urdhri të dhënë nga SPAK.

    Derisa mediat në Shqipëri raportojnë se Meta është dërguar në paraburgim dikush nga Facebook i tij ka bërë një postim.

    “Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani. Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht. Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike! Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë!
    Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat. Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë. Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.”, është thënë në reagimin e postuar në faqen e tij.

    Meta në fillim nuk pranoi të merrej nga forcat policore, duke i bërë rezistencë, me këta të fundit që u detyruan ta merrnin me forcë në makinë.

    Arrestimi i Ilir Metës, SPAK del me njoftim zyrtar – zbardhen akuzat

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!