×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Ilir Meta në Prishtinë: Ballkani i Hapur rivalizon procesin e Berlinit, ringjall fantazmën e Millosheviqit

    Reporteri
    24 Nëntor 2021 | 14:44

    Nga Prishtina, presidenti shqiptar Ilir Meta është shprehur ka dy rezerva për nismën Ballkani i Hapur, pjesë e të cilës janë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Meta deklaroi se ai shpalos një politikë përjashtuese si dhe përpiqet të rivalizojë procesin e Berlinit.

    “T’i përmbahemi zbatimit të marrëveshjeve. Kjo është shumë e rëndësishme. Ka një varg “Ah sikur të bëhet edhe një mbledhje që t’i jepte fund të gjitha mbledhjeve”. Duhet t’i shmangemi çdo tentative për t’i personalizuar raportet e pazëvendësueshme Shqipëri-Kosovë. Nuk mund të jetojmë me iluzionin që ajo po shohim të ndodhë në Serbi apo Bosnje, nuk ka ndikim te ne.

    Arkitektura e paqes dhe sigurisë është garancia më e mirë dhe më e sigurt për të ardhmen e vendeve tona. Duhet të jemi të vendosur për të refuzuar çdo flirt anti europian. Shqipëria do të përmbushë angazhimet e saj si vend anëtar i NATO-s. Rezerva e parë që kam për Open Balkan është parimore. Bashkimi nuk mund të ofrohet përmes politikës përjashtuese.

    Prandaj është shumë e rëndësishme që të kemi në konsideratë parimet që garantojnë bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Rezerva e dytë lidhet me përpjekjet për të rivalizuar procesin e Berlinit. Ballkani i Hapur e parcelizon bashkëpunim vetëm në tre vende dhe duket sikur i jepet Serbisë kundrejt një sjellje më të balancuar në rajon. Si mundet t’u besojmë qëllimeve të mira kur ringjallet fantazma e Millosheviç”, tha Meta.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!