×
  • Lajme
  • Lajme / Arrestimi nga SPAK

    Ilir Meta nesër para gjykatës

    Reporteri
    22 Tetor 2024 | 23:10

    Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i arrestuar të hënën me urdhër të SPAK, do të dalë nesër para gjykatës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Seanca për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit është parashikuar të zhvillohet në orën 09:30 minuta.

    Bashkë me Metën në GJKKO do të paraqiten edhe Monika Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho. Këtë të martë Meta u vizitua në bllokun e sigurisë ku mbahet i izoluar nga avokati i tij Genci Gjokutaj.

    Meta dyshohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim pasurie./Euronews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!