×
  • Lajme
  • Lajme

    Ilir Meta: Shpresoj që Isa Mustafa ta lë shkopin njëherë e përgjithmonë

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 13:05

    Presidenti shqiptar, Ilir Meta, sot po qëndron në Kosovë, për të falënderuar për ndihmën që dha shteti ynë për Shqipërinë me rastin e tërmetit të 26 nëntorit.


    Pas qëndrimit në kazermën e FSK-së, ku u bë dekorimi i njësiteve të kërkim-shpëtimit, Meta qëndroi për vizitë në Lidhjen Demokratike të Kosovës ku u takua me kreun e saj Isa Mustafa dhe nënkryetarët.

    Pas takimit në një deklaratë për media, Meta foli për gjendjen shëndetësore të Mustafës, shkruan Reporteri.net.

    “Ishte kenqësi të takoja kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa për shëndetin e të cilit kam qenë i preokupuar prej kohësh. Jam i kënaqur që e shoh më mirë se herën e fundit, shpresoj ta flaki at shkopin njëherë e përgjithmonë”, tha Meta. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!