Bekim Jashari, imam në Podujevë dhe ish-ushtar i UÇK-së ka thënë se shqiptarët asnjëherë nuk kanë bërë beteja fetare.
“Shqiptarët betejat gjatë gjithë historisë i kanë bërë për çlirim nga pushtuesi serb. Serbia pasi e pa se janë mposhtur janë munduar ta fusin elementin fetar për të treguar para botës se shqiptarët kanë bërë betejë fetare, e që është shumë i rrezikshëm”, ka deklaruar Jashari në “Debat Plus”.
Hoxha nga Podujeva thotë se modeli i shqiptarëve nuk mund të krahasohet me asnjë model tjetër të luftës që sipas tij sot bëhen në vende të ndryshme me shumicë myslimane.
“Beteja fetare e sektare sot bëjnë disa vende të lindjes së mesme e disa vende tjera me shumicë myslimane, por shqiptarët nuk i kanë pasur model asnjëherë këto luftëra”, deklaroi hoxha Bekim Jashari.
Ndryshe, Gjykata Speciale në aktakuzën ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së kishte përmendur edhe termin “katolik” që ka sjellë reagime të shumta në Kosovë e më gjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.