Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se Imami i Qabesë, Bandar Belilah, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ka udhëhequr faljen e namazit të xhumasë dhe ka mbajtur hytben para besimtarëve në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin e BIK thuhet se Belilah theksoi rëndësinë e ruajtjes së vlerave islame, forcimit të besimit dhe unitetit në mesin e myslimanëve, duke përçuar mesazhe paqeje, mirësie dhe drejtësie. Ai gjithashtu falënderoi popullin e Kosovës për mikpritjen dhe përkushtimin ndaj fesë islame.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.