×
  • Lajme
  • Lajme

    Imami kosovar: I inkurajoj vajzat ta mbajnë shaminë edhe në shkollë që nga dita e nesërme

    Reporteri
    26 Shtator 2021 | 23:23

    Hoxha Labinot Maliqi ka thënë se të gjitha vajzat që nesër do të shkojnë në shkollë nuk duhet të kenë frikë për mos mbajtje të shamisë.


    Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shtuar se kjo është një e drejtë e atyre vajzave që dëshirojnë të mbulohen dhe se këtë nuk mund t’ua privojë askush.

    “I inkurajoj vajzat, sidomos ato që janë mbuluar rishtazi, ta mbajnë shaminë me krenari edhe në shkollë që nga dita e nesërme, dhe të mos kenë frikë sepse askush nuk do të mund t’i privoj nga e drejta e tyre kushtetuese për tu shkolluar dhe e drejta për të praktikuar besimi e tyre hapur”.

    “I ftoj prindërit të më kontaktojnë, nëse eventualisht ndokujt prej vajzave të tyre nesër apo gjatë ditëve në vijim ju shfaqet ndonjë shqetësim nga stafi i shkollës për shkak të bartjes së shamisë”, ka shkruar Maliqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!