×
  • Lajme
  • Lajme

    Imami Mjekiqi: Ata që shkojnë në varreza pas faljes së Bajramit, të padijshëm, Bajrami është për të gjallët, e jo të vdekurit

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 14:39

    Imami nga Obiliqi Behar Mjekiqi, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka folur për Islamin si besim dhe për festën e Bajramit te shqiptarët.


    Mjekiqi ka thënë se është një gabim që po bëhet në Kosovë, kur myslimanët pas faljes së Bajramit në fillim shkojnë në varreza e më pas kthehen në familje për të uruar Bajramin.

    “Bëhet nga injoranca. Bajrami është për të gjallët e jo për të vdekurit. Familja jote të pret me gëzim në shtëpi dhe ti duhet të jesh krenarë. Tash duhet dalluar një gjë. Bajrami është festë apo mërzi?! Është festë, dhe nëse është festë shko festo në familjen tënde. Nëse është pikëllim shko në varreza dhe pikëllohu, mërzitu, qaj…”.

    “Unë edhe në xhaminë ku shërbej, u them njerëzve që më dëgjojnë “momentin që fal Bajramin direkt në shtëpi. As te fqinjët jo”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    Hoxhë Behari thotë se edhe në të kaluarën në traditën shqiptare njerëzit kanë shkuar në shtëpi menjëherë pas faljes së Bajramit.

    “Edhe banorët e varrezave kanë “hak” që ne të shkojmë të lutemi për ta, sepse edhe neve na rikujtojnë vdekjen tonë dhe të përmirësohemi e të bëhemi më të mirë. Pra, karakteristikë e bajramit është të shkosh në familje e jo në varreza”.

    Mjekiqi ka thënë se edhe festimi Bajramit jashtë shtëpive siç ka raste në plazhe apo diku ngjashëm nuk është në rregull sipas traditave shqiptare.

    “Islami nuk e ndalon, por është në kundërshtim me traditën shqiptare”, tha ndër të tjera Behar Mjekiqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!