×
  • Lajme
  • Lajme / Dëshmitari i ZPS-së

    Imer Imeri dëshmon në Hagë: Prokuroria nuk e pyet asgjë për vrasjen e vëllait të tij, Haki Imerit

    Reporteri
    02 Shtator 2024 | 11:45

    Imer Imeri, ish-anëtar i LDK-së, po dëshmon në Dhomat e Specializuara të Hagës kundër krerëve të UÇK-së.

    Imeri pritej të dëshmonte për vrasjen e Haki Imerit, por një gjë e tillë s’ka ndodhur deri më tash, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Njëherit, Imeri nuk u pyet asgjë nga Prokuroria për vrasjen e vëllait të tij, Haki Imeri.

    “Dëshmitari është shqiptar i Kosovës që është rrëmbyer nga ushtarë të UÇK-së me maska sepse ishte përkrahës i LDK-së, dhe e kanë mbajtur në kazermën në Shqipëri. Ai ka qenë në kushte të këqija sanitare, dhe ka parë se si janë trajtuar të tjerët. Mesi qershorit 1999, dëshmitari u transferua në Prizren ku u mbajt për disa ditë me serbë e romë, përpara se ta lironin”, tha prokurorja gjatë leximit të përmbledhjes.

    Gjatë dëshmisë, Imeri përmendi vëllain e tij të vrarë, ani pse nuk pasoi asnjë pyetje nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.

    “Kanë qenë të dirigjuar prej dikujt, jo që vepronin si ushtri. Unë besoj që edhe Sabit Geci ka qenë i dirigjuar prej dikujt që të më thotë je adhurues i LDK-së, dhe do të iu vrasim të gjithëve. Na kanë keqtrajtuar si njerëz të LDK-së. Pasoja vdekjeprurëse. Me rrahje që përjetova, me thyerjen e nofkës, me varrë në krye, gjaku pa mu hjek 1 muaj ditë, me maltretime. Këto ishin vetëm për akuzën që ma tha Sabit Geci. Kjo u vërtetua deri më sot. Ma vranë vëllaun, ma hoqën frikën përtej se vdekja nuk ke çka bën, jam dalë me fytyrë, jam i mirëpritur në popullin tim dhe kurrë nuk do të rrejë, nuk rrej as sot”, tha ai gjatë dëshmisë së tij.

    Imer Imeri është dëshmitari i radhës i Dhomave të Specializuara, dëshmia e të cilit ka nisur mëngjesin e sotëm në Gjykatën Speciale.

    Ai është dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Imeri vitin e kaluar e kishte pranuar se do të jetë dëshmitar në Gjykatën Speciale.

    Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar përfaqësuesja e ZPS-së, prokurorja Vega Iodice e cila sipas përmbledhjes se lexuar në sallën e gjyqit, ky dëshmitar ishte rrëmbyer nga anëtarët e UÇK-së me maska dhe ishte mbajtur i ndaluar në Shqipëri.

    “Dëshmitari 04735 është shqiptar i Kosovës që është rrëmbyer në Kosovë nga ushtarët e UÇK-së me maska sepse ishte përkrahës i LDK-së dhe e kanë mbajtur në kazermën ushtarak të UÇK-së në Shqipëri dhe e kanë rrahur ushtarët e UÇK-së. Ai ka qenë në kushte të këqija sanitare edhe ka parë se si janë keqtrajtuar persona të tjerë që kanë qenë të ndaluar ma të”, tha prokurorja Iodice.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!