Analisti Imer Mushkolaj, ka komentuar shkuarjen e Kurtit në Shqipëri për votim në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë.
Mushkolaj tha se është problematike pjesëmarrja në zgjedhjet në Shqipëri, pasi është e padobishme, kur dihet që mundësia e VV’së ta fitojë një mandat atje është shumë e vogël.
‘Është problematike pjesëmarrja në zgjedhjet në Shqipëri, pasi është e padobishme, sepse mundësia që Vetëvendosje me fitu një mandat është shumë e vogël. Ne pamë reagime nga Cramon që e dënoi këtë qasje, kështu që çka kërkon zoti Kurti në Shqipëri, kur në Kosovë janë punët llom. Njerëzit janë të interesum me pa se cfarë do bëj Kurti në Kosovë’’ tha Mushkolaj.
Ai gjithashtu shtoi se ky është një mesazh keq, duke thënë se kjo është interferim në zgjedhjet atje.
“Mesazhi është i keq, për shkak se ai është zgjedhur me më shumë se 50% për me qeverisë në Kosovë. Nuk ka arsye të interferoj në zgjedhjet atje’’, shtoi Mushkolaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.