×
  • Lajme
  • Lajme / Uashington

    Inaugurimi i ambasadës së Kosovës në SHBA, O’Brien: Zemra e Albright do të shpërthente nga gëzimi

    Reporteri
    24 Maj 2024 | 10:05

    Gjatë ditës së djeshme është bërë inaugurimi i objektit të Ambasadës së Kosovës në Uashington.

    Në inaugurim mori pjesë kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla e aty prezent ishte edhe ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    O’Brien, deklaroi se SHBA ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën. Ai theksoi se ky sukses i Kosovës, vendosja e kësaj ambasade fare pranë vendit ku kishte filluar karrierën e saj, do ta gëzonte pamasë ish sekretaren e shtetit, Madeleine Albright.

    “Zemra e saj do të shpërthente nga gëzimi kur të shihte kështu Kosovën, për të cilën gjithmonë thoshte se ishte gjëja për të cilën ishte më së shumti krenare”, citohet të ketë thënë ndihmëssekretari O’Brien, sipas komunikatës së lëshuar nga MPJD.

    Deri më tani Kosova e ka pasur ambasadën të vendosur në një objekt me qira. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!