×
  • Lajme
  • Lajme

    Inaugurohet pa leje të Komunës shtatorja e Ibrahim Rugovës në oborrin e Katedrales

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 13:00

    Është inauguruar shtatorja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova në oborrin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.


    Shtatorja e Rugovës është vendosur aty ku ishte planifikuar që sot të inaugurohet edhe shtatorja e Anton Çettës, mirëpo ky vendim u tërhoq pas kundërshtimit të familjes dhe u mor vendim që shtatorja e Çettës të vendoset në oborrin e Filologjikut, shkruan Reporteri.net.

    Pamjet e inaugurimit të shtatores së Rugovës janë publikuar nga skulptori  Fatmir Hoxha.

    Në media u raportua se kjo shtatore është vendosur pa lejen e Komunës së Prishtinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!