Një rrahje ka ndodhur në Minierën e Trepçës, me zyrtarëve të saj.
Reporteri mëson se zëvendëskryeshefi i Minierës së Trepçës, Rafet Ibishi dhe drejtori i Financave, Fahredin Berisha kanë goditur njëri-tjetrin me boks.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Mitrovicës.
“Është raportuar për një rast sulm në Minierë të Trepçës, janë intervistuar personat, të cilët më pas janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë për Reporteri.net Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.
Arsyeja e rrahjes mes tyre nuk dihet, por kjo ka ndodhur pas mbledhjes së Bordit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.