×
  • Lajme
  • Lajme

    Incident në tubimin e VV-së në Mitrovicë: Qytetari tenton ta sulmojë Albin Kurtin, sigurimi e nxjerrin jashtë

    Reporteri
    30 Janar 2021 | 18:22

    Një incident ka ndodhur para pak minutash në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, që po mbahet në një restaurant ku po thehen masat anti-COVID.


    Një qytetar është përplasur me Albin Kurtin, duke e sharë dhe ofenduar dhe duke provuar t’i qërojë hesapet me të, shkruan Gaeta Online Reporteri.net.

    Gazeta ka siguruar një moment të incidentit që ndodhi në këtë tubim, e ku shihet qytetari teksa konfrontohet me aktivistë të VV-së.

    E sigurimi dhe aktivistë të tjera kanë intervenuar, duke e nxjerru jashtë dhe duke e sharë qytetarin që po e shante Kurtin.

    Siç shihet nga pamjet, incidenti ka zgjatur disa minuta, ndërkohë që kanë ndërhyrë edhe Policia e Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!