×
  • Lajme
  • Lajme

    Incizoi fqinjin duke propaganduar se është infektuar me koronavirus, Policia arreston një qytetar në Prizren

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 15:15

    Një person në Prizren është arrestuar pasi ka shpërndarë një video propagnadauese me qëllim të përhapjes së panikut tek qytetarët, pas situatës së krijuar nga koronavirusi.


    Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

    “Kemi të ndaluar një person për incizim të kundërligjshëm. Jemi duke e marrë një deklaratë prej tij, sepse dyshohet që ka incizuar fqinjinin e tij dhe e ka postuar një rrjetet sociale. Ka bërë panik pa arsye”, ka thënë  Osmanollaj.

    Personi në fjalë kishte inçizuar fqinjin e tij dhe kishte propaganduar se ishte infektuar me koronavirus.

    Osmanollaj thotë se i dyshuari është ndaluar, dhe me urdhër të prokurorit është cilësuar si inçizim i kundërligjshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!