×
  • Lajme
  • Lajme

    Indeksonline: Foshnjën e vdekur e futën në lavatriçe në Spitalin e Pejës, u nxor copa-copa

    Reporteri
    21 Dhjetor 2022 | 19:51

    Një rast skandaloz raportohet të ketë ndodhur në Spitalin e Pejës.

    Siç shkruan Indeksonline, që ka siguruar edhe një rrëfim për këtë ngjarje, një foshnje e pajetë është vënë në lavatriçe.

    “Pasi që kemi shku poshtë, e ka pa sigurimi njërin prej spitali aty t’u i marrë copat e foshnjës e t’u i shti në kese, t’u i mbledh copa-copa”, citohet të ketë thënë babai i foshnjës.

    Sipas gazetës, trupi i foshnjës është nxjerr copa-copa, teksa thuhet që stafi i spitalit ka insistuar që rasti të mbetet i fshehtë.

    Megjithatë, prindërit e kanë njoftuar policinë.

    “Nga ankuesi, Policia ёshtё informuar pёr njё rast i cili ka ndodhur nё Spitalin Rajonal nё Pejё. Policia menjёherё ka dalё nё vendngjarje, Prokurori i Shtetit, gjithashtu. Nё vendngjarje kanё dalё edhe inspektorёt e shendetёsisё. Rasti, me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit, ёshtё duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit dhe inspektorёt e shendetёsisё”, thuhet në përgjigjen e Policisë për mediumin respektiv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!