Një prokuror dhe dy zyrtarë ligjor në Prokurorinë Themelore në Gjilan, kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.
Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Xheladini.
“Ju informojmë se në Prokurorinë Themelore në Gjilan, kanë rezultuar pozitiv me COVID 19, një prokuror dhe dy zyrtarë ligjor. Për momentin gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe janë duke u trajtuar në shtëpi, ndërsa personat që kanë pasur kontakt me të infektuarit janë vetizoluar”, ka thënë Xheladini për Reporteri.net.
Ajo ka bërë të ditur se për shkak të kësaj gjendje është reduktuar stafi dhe janë duke u trajtuar vetëm rastet e natyrës urgjente.
Kujtojmë se u konfirmuan 183 raste të reja. Deri më tani në vendin tonë kanë vdekur 82 persona që janë prekur me coronavirus. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.