Një fëmijë në kopshtin “Botanika”, ka rezultuar pozitiv, në Covid-19. Këtë e ka konfirmuar kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se rasti është i vërtet, dhe se aktualisht klasa ku ka qëndruar fëmija është mbyllur dhe është duke u bërë dezinfektimi i saj.
“Ajo është çerdhe me bazë në komunitet . Detajet nuk i di. Por kemi marrë informata se ka rezultuar një fëmijë pozitiv. Tash jemi diskutu, ajo klasë në kopshtin “Botanika”, nuk është duke funksionuar dhe jemi duke e bërë dezinfektimin dhe duke gjurmuar më shumë për rastin, por sot gjatë ditës ju informojmë”, tha Ahmeti për IndeksOnline.
Ndryshe në vend ditëve të fundit ka pasur shpërthim të rasteve të reja të të infektuarve me Covid-19. Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar pozitiv në teste 141 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.