×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektologu Sadiku: Numër i lartë i të prekurve me variantin britanik të COVID në Kosovë, përhapet shpejt te të rinjtë

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 7:42

    Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, ka thënë se në Kosovë ka numër të madh të të infektuarve me variantin britanik të Covid-19.


    Tutje, ai shtoi se nga ky virus përhapet shumë shpejt te të rinjtë.

    “Faktikisht sipas informatave që ka dhënë ministria e IKShPK janë 97%. Ne nuk kemi informata se ku janë marrë mostrat. Ky numër i lartë i të infektuarve me variantin e ri britanez është edhe në Kosovë”, tha ai, në një intervistë për Ekonomia Online.

    “Zakonisht kemi familjar Covid të sëmurë dhe kjo formë e të infektuarit e vërteton që kemi raste me tipin britanez sepse përhapet më shpejt”.

    Mes tjerash, Sadiku i konsideron të duhura masat e Qeverisë, duke shtuar se do të ketë më pak raste.

    Madje ai theksoi se vaksinimi sa më i madh i personave i fut ata nën kontroll.

    “Këto masa që janë marrë për arsye se tre muajt e fundit ka pasur shumë pak respektim të masave dhe konsideroj që me fillimin e respektimit të masave do të kemi numër më të vogël dhe kjo do të krijojë mundësi për vaksinim”.“Vaksinimi sa më i madh i njerëzve i fut ata më shumë nën kontroll”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!