Infektologu Salih Ahmeti ka thënë se në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar të prekjes nga Coronavirusi.
Ai ka thënë se nga 8 shkurti në vend ka pasur 52 raste të dyshuara të cilëve u janë bërë analizat dhe kanë rezultuar negativ.
“Ditëve të fundit pa diskutim nga shfaqja e rasteve të para në Itali dhe prej shfaqjes së rasteve në Shqipëri, rrezikshmëria është shtuar dhe nuk mund ta përjashtojmë mundësinë e shfaqjes së këtyre rasteve në mesin tonë”, ka thënë Ahmeti.
“Institucionet, Instituti i Shëndetit Publik, Klinika Infektive dhe Ministria e Shëndetësisë ju kanë qasë kësaj problematike me shumë seriozitet dhe janë marrë masat për parandalimin e virusit. Në kuadër të institutit”.
Ahmeti në Info Magazine ka përmendur dy përparësi që ka Kosova në përballjen me këtë virus që tashme ka prekur pothuajse çdo vend të botës.
“Kosova ka dy përparësi në ballafaqimin me këtë virus – higjiena personale dhe familjare e popullatës dhe higjiena e ushqimit”.
Ahmeti ka thekuar se deri tash nuk është vlerësuar që të ndërpritet mësimi nëpër shkolla.
“Aktualisht nuk e kemi vlerësuar ndërprerjen e mësimit. Po monitorimi është i vazhdueshëm dhe nëse shkalla e rrezikshmërisë rritet atëherë merren masa më të ashpra”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.