Infektologu Izet Sadiku, ka përmendur shkaktarët të cilët kanë ndikuar në rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19 në ditët e fundit.
Ndër të tjera, sipas tij, ka qenë edhe hapja e shkollave dhe fillimi i vitit të ri akademik.
“Kemi qenë kohëve të fundit me pak kufizime dhe nga mosrespektimi i masave ka qenë e paramendueshme që vjen deri te kjo rritje. Pastaj kjo është manifestuar me fillimin e vitit shkollor, atë akademik. Është e vështirë të kontrollohet një turmë e tillë e nxënësve e gjithë shkollarëve, përkundër përpjekjeve”, ka thënë ai në KTV.
Sadiku tutje ka shtuar se me lirimin e masave, do të duhej të rritej edhe vetëdija qytetare.
“Me lirimin e masave do të duhej të rritej vetëdija qytetare, pastaj në gastronomi është zgjatur koha e punës, pastaj tash është periudha e dimrit koha është e ftoftë dhe njerëzit kanë filluar të hyjnë brenda. Qëndrimi në hapësira të mbyllura e rrit mundësinë e bartjes së virusit shumë më shumë se në hapësira të jashtme. Ka pasur gjithashtu edhe lëvizje nga vendet e BE-së”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.