Gjendja shëndetësore e personave të prekur me coronavirus (COVID-19), është stabile.
Kështu ka bërë të ditur për Reporteri.net Valbon Krasniqi, infektolog në Klinikën Infektive të QKUK-së.
“Për momentin kemi 10 pacientë të shtrirë në Klinikë të konfirmuar me COVID-19. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, me përjashtim të pacientit të moshuar nga Vitia që është pak më e rënduar, i cili ka nevojë herë pas here për oksigjenoterapi, por edhe gjendja e tij shëndetësore për momentin është stabile”, tha Krasniqi për Reporteri.net.
Ai ka thënë se po presin që gjatë ditës dy prej pacientëve t’i lirojnë për në shtëpi.
Ndryshe, numri i personave të prekur me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 16.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ju ka bërë sërish thirrje qytetarëve të rrinë në shtëpi dhe të kujdesen për higjienën. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.