×
  • Lajme
  • Lajme

    Infermierët protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë, këto janë kërkesat e tyre

    Reporteri
    21 Qershor 2021 | 10:22

    Edhe sot, një numër i madh i infermierëve kanë protestuar duke kërkuar vazhdimin e kontratave të punës.


    Këtë herë, protestën e kanë mbajtur para Ministrisë së Shëndetësisë.

    Infermierët që ishin punësuar për nevojat e pandemisë kanë vendosur mantelet e punës nëpër objektin e MSH-së raporton Ekonomia Online.

    Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate kishte sqaruar se infermierët ishin punësuar me kontrata për gjashtë muaj.

    MSh-ja më tej ka thënë se ata ishin financuar përmes një kredie të Bankës Botërore, si pjesë e projektit emergjent për menaxhimin e pandemisë në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!