×
  • Lajme
  • Lajme

    Infermierët që u angazhuan në luftën kundër pandemisë protestojnë nesër, ka 3 muaj që s’janë paguar

    Reporteri
    24 Maj 2022 | 11:06

    Infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar ndaj luftës së pandemisë COVID-19 do të protestojnë për një orë nesër para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Kjo për shkak të pakënaqësive që kanë për mosmarrjen e pagave për gati tre muaj.

    Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

    Sindikata e Infermierëve të Kosovës dështimin në ekzekutim të pagave tash e potbuajse 3 muaj për stafin mbështetës pranuar nga MSH si mbështetje në luftimin e pandemisë COVID-19 e konsideron të paarsyeshme dhe çasje neglizhuese në raport me këta profesionist.

    Sindikata e Infermierëve të Kosovës me kohë ka kërkuar nga institucionet qoftë përmes reagimeve apo edhe deklarimeve publike që ekzekutimi i pagave të bëhet urgjentisht duke pas parasysh faktin që ndonjë ka mundësi që të varet vetëm nga kjo pagë.

    Poshtu Sindikata e Infermierëve të Kosovë ka kërkuar dhe kërkon që kontratat e këtyre profesionistëve të vazhdohen, ndërsa të gjinden modalitet që të kthehen në kontrata të rregullta, marrë parasysh munges e madhe dhe mbingarkesën e skajshme të stafit infermieror.

    Thënë këtë, Sindikata e Infermierëve të Kosovës e mbështetë plotësisht protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme nga kolegët tanë dhe e konsideron të arsyeshme dhe legjitime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!