Infermieri i QKUK’së, Fitim Havolli, ka reaguar pasi emisioni “Jeta në Kosovë” me Jeta Xharrën intervistoi disa persona brenda Infektivës, duke raportuar se atje ka parregullsi të shumta.
Havolli përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook tha se është e pandershme dhe aspak etike, të ketë akuza të tilla, pasi që sipas tij shumica e profesionistëve kanë punuar shumë këta muaj.
“Vrejtje!!!rasti nuk ka të bëjë fare me mua dhe me repartin ku unë shërbejë, por është e pa ndershëme dhe aspak etike të hudhen gjithë ato akuza në përgjëthësi sespe jam i bindur se shumica nga profesionistët tash e 10 muaj kan bërë të pa mundurën për te ju dal në ndihmë qytetarëve,poashtu nuk i përjashtojm ndonjë rast i vili do ishte dashur të jete i izoluar dhe i zgjedhur mbrenda institucioneve gjegjëse).”, shkroi ndër të tjera ai.
Ndryshe për këtë temë, mbrëmë reagoi edhe kreu i LDK-së Isa Mustafa, i cili ka kritikuar gazetaren Jeta Xharra lidhur me këtë reportazh.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Mustafa ka thënë se Xharra në emër të lirisë së fjalës po mbjell defetizëm.
“Kur bisedon me mjekët tanë, thonë se ka 9 muaj që nuk kanë jetë private. Nuk kanë kohë të kujdesen as për familjet e tyre. Prandaj është e ulët që dikush nga mediat dhe politika të tentojë të përdhosin këtë punë titanike. S’kanë as të drejtë morale, sepse disa prej tyre kanë paga disafish më të larta se të mjekëve, bëjnë jetë të lirë, largë përgjegjësisë për të sëmurit dhe për familjarët e tyre dhe marrin guxim të mbjellin defetizëm, në emër të lirisë së fjalës”, ka shkruar Mustafa ndër të tjera. /Reporteri.net