Infermieri në Klinikën e Gjinekologjisë, Liburn Dema, është dënuar me 35 euro, për arsye se nuk e kishte vendosur maskën brenda veturës në të cilën ishte duke vozitur.
Dema në Edicionin Special në Klan Kosova, thotë se i është bërë e padrejtë.“Jam dënuar me datën (30 gusht) në mbrëmje sa kam qenë duke vozitur. Kam qenë me gruan dhe fëmijët, jam ndalur në hyrje të fshatit nga një polic të cilin e pyeta për arsyen e ndaljes ndërsa ai tha “që nuk kam maskë”.“I tregova që jam punëtor shëndetësor dhe që i di rregullat, që maska nuk është obligative në veturë dhe nuk është legjitime”.
Dema ka thënë që nuk do ta paguajë dënimin e shqiptuar nga policia.“Polici e ka shqiptuar gjobën në vlerë prej 35 euro, të cilën nuk do ta paguaj. Afati i ankesës është 8 ditë dhe po pres të shoh reagimin e policisë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.