×
  • Lajme
  • Lajme

    Infermierja nga Prizreni i gjen disa të holla, i dorëzon në polici

    Reporteri
    01 Shtator 2021 | 18:16

    Një qytetare nga Prizreni, K.T, infermiere në qendrën e vaksinimit ”Sezair Surroi” në Prizren ka gjetur një shumë të caktuar të hollave.


    Sipas Policisë në Prizren, ajo menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor në Prizren.

    Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë.

    “Lusim pronarin e vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor Prizren Veri në fshati Lubizhd të Prizrenit dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetaren për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në stacionin e policisë”, thuhet nga policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!