Inspektorati i Kryeqytetit sot gjatë ditës ka ndërhyrë duke e larguar një objekt – konstruksion, që sipas tyre, ishte vendosur ilegalisht në lagjen Dardania në Prishtinë.
Përmes një njoftimi për media, thuhet se aksione të tilla do të vazhdojnë të zhvillohen edhe më tutje, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Inspektorati i Kryeqytetit sot gjatë ditës ka ndërhyrë duke larguar një objekt – konstruksion të vensosur ilegalisht në lagjen Dardania në kryeqytet. Inspektorati do të vazhdojë me largimin e këtyre objekteve (konstruksioneve) ilegale duke mos lënë anash edhe ndërhyrje, aksione dhe inspektime të tjera të shumta në kryeqytet të cilat zhvillohen njëkohësisht!”, thuhet në njoftimin e tyre.
/Reporteri.net/.